Kryeministri Rama i ftuar në “Xing me Ermalin” ironizoi edhe njëherë lidhur me organizatorët e protestës së studentëve.
Rama: Lali Eri me ty dhe ca të tjerë i keni organizuar dhe protestat dhe fajësoni Doktoreshën.Do plotësojmë më shumë se ata kanë kërkuar jo për ti marrë me të mirë, por sepse janë gjëra të drejta. Në janar do të shikojnë se nuk do të paguajnë atë pjesë të tarifës që kemi thënë, por qeveria.Një shuplakë hëngrëm, por krahasuar me grushtin që hëngrët ju. Na bëjnë mirë hera-herës. Ne jemi ndryshe, kthejmë faqen tjetër dhe reflektojmë. Nuk jemi që shpullës ti përgjigjemi me plumb.
Ermali: Më shkruajti Doktori. Ermal bërë mirë që më the që të mos e ndjek nesër “Xing me Ermalin”.
Rama: Nuk ka problem se nuk do të shohë ritransmetimin.