Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama përgëzon SPAK-un në Samitin e BE: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

18:30 / November 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 04 at 18.18.54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Kreu i shtetit shton se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu.

”Shqipëria po bën diçka unike në rajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas.

Me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit. Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë. Në këtë moment, ne pranojmë mbështetje, partneritet por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen puna te korrupsionit”, tha Rama.

Kryeministri për disa arsye teknike ajrore nuk mundi të merrte pjesë sot në samitin për zgjerimin e BE-së të zhvilluar në Bruksel. Për të rikuperuar mosprezencën, Rama dha një intervistë live për Euronews teksa komentoi raport-progresin e BE-së për Shqipërinë si dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit në Europë. ”Raporti është pozitiv dhe i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve që është rekord absolut. Është diçka që vetëm deri pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim”,-tha më tej Rama.

Gazetarja: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugën drejt BE?

Edi Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja, duhet të presë të lindë këta bebe. Nuk është diskutuar shumë që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI, në korpusin ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë, edhe në analizë e hartimin e përgatitjes së të gjithë paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI por pa harruar kurrë se vendi ynë në europë së pari është i merituar.

Edi Rama korrupsion spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.