Kryeministri Edi Rama është keqkuptuar nga kërkesa e një qytetari dhe i ka kërkuar që të mos ofendojë njerëzit. Qytetari në fjalë, ka komentuar tek një status i kryeministrit dhe shkruan se nuk është në gjendje të shkojë në punë dhe nuk ka as çfarë të hajë.
Por emri i fshatit Cërrave është keqkuptuar nga Rama, që i ka thënë qytetarit, të mos ofendojë njerëzit.
Biseda në komente:
Qytetari: Po mirë ju kam shkruar shumë herë, nuk kemi ç’të hamë, për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendrave Administrave Cerrave ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit. nuk ndihmojnë ata që kanë vërtet nevojë. S’po marrim përgjigje nga ju”
Rama: Lëri çerrat e mos fyej njerëzit po thuaj ku punon dhe si e ke hallin.
Qytetari: Cerravë është fshat i Pogradecit, sa zbret Qafë Pllocën.
Biseda është ndërprerë këtu dhe kryeministri Rama nuk ka replikuar më tej.