Në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë që mirëpret turistë vendas e të huaj për të shijuar kulinarinë tradicionale dhe natyrën e mrekullueshme të veriut.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga “Stani i Hoxhës” në Kukës. Kreu i qeverisë shkruan se falë klimës së begatë, i zoti i stanit Gëzimi mbarështon edhe bletë, dhe e prodhon vetë mjaltin për nevojat e agroturizmit.
”Në zemër të natyrës përrallore të Kukësit ka hapur dyert “Stani i Hoxhës”, një oaz i qetësisë dhe i shijes së mirë që mirëpret turistë vendas e të huaj për të shijuar kulinarinë tradicionale dhe natyrën e mrekullueshme të veriut të vendit tonë. Falë klimës së begatë, i zoti i stanit Gëzimi mbarështon edhe bletë, dhe e prodhon vetë mjaltin për nevojat e agroturizmit, si dhe kultivon 120 rrënjë dardhë dhe 3 dynym patate, duke u siguruar që vizitorët të ndjejnë shijet e vërteta të prodhimeve autoktone”,-shkruan Rama.











