Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama premtoi njësinë speciale kundër të fortëve, në terren do të zbarkojnë policë dhe ish-ushtarakë të stërvitur

20:07 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
speciale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të jesh i fortë në Shqipëri është stil jetese. Tradicionalisht vendi ynë ka pasur grupet e të fortëve, të cilët janë të njohur për vrasjet, kanosjet, gjobë vëniet apo edhe rrëmbimet. Shpesh është thënë që mbretërimit të tyre do u vijë fundi, por akoma këta të fortë enden rrugëve.

Por si mund të bëhet goditja e tyre? Ky është një rast ku policia vuri në pranga tre të fortë, për gjobë vënie në vlerën e 50 mijë eurove, ndaj një biznesmeni.

Së fundmi, ishte kryeministri Rama ai që premtoi goditjen njëherë e përgjithmonë të të fortëve. Sipas tij, një strukturë e posaçme do të hidhet në aksion.

“Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t’u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë”, thotë Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Në 2012 u krijua rrjeti i ENFAST-it, qëllimi i të cilit është rritja e sigurisë brenda Bashkimit Europian duke përmirësuar ndjekjen dhe arrestimin e kriminalëve të kërkuar ndërkombëtarisht për krime.

Mësohet se në vendin tonë, kjo strukturë e re do të quhet FAST dhe do të ketë në përbërje 50 trupa të specializuar mes tyre ish anëtarë te forcave speciale te ushtrisë, te stërvitur dhe pjesëmarrës ne misione luftarake si ne Irak apo Afganistan.

FAST-i shqiptar do të jetë i ngjashëm me ato të 24 vende të tjera të Europës dhe do të funksionojë 24 orë me qëllim kapjen e personave të cilët janë të përfshirë apo në kërkim për ngjarje të rënda kriminale.(tch)

biznesmen ish-ushtarakë Police Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.