Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, do vizitojë këtë të hënë Tiranën. Frederiksen pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30 ku do të mirëpritet në aeroport nga kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati.
Më pas do të shkojë në Kryeministri, ku do të takohet me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp.
Takimi pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.