Kryeministri Edi Rama tregon pamjet nga ambienti i ri ku pritet të prezantojë programin dhe arritjet, sipas tij të qeverisë. Rama komunikon me hartuesit e ambientit nga distanca dhe kërkon të vendosen disa detaje në monitore.
”Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të.
Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës”,-thotë Rama.