Kryeministri Rama ka lançuar në kanalin e tij të “Facebook”, ERTV një rubrikë të re të quajtur “Njerëz të padukshëm”. Kjo rubrikë ka për qëllim të promovojë njerëzit e zakonshëm që kryejnë punë vërtet për t’u admiruar.
Sot në rubrikën “Njerëz të padukshëm” është publikuar historia e Marinelës një restauratore në arkivin e shtetit e cila kryen një punë të jashtëzakonshme për të mbajtur “gjallë” mjaft dokumente.