Kreu i qeverisë ka reaguar sot për përplasjen e disa banorëve me policinë tek “Petro Nini”, një ditë më parë.
Edi Rama në një komunikim në facebook, tha se i pa ato skena, dhe se është njohur me rastin edhe më herët, ndërsa ka mësuar se ata banorë me vendim gjykate e kanë humbur shtëpinë, ndërsa shprehu keqardhje për pamjet trishtuese.
Nga ana tjetër ai tha se policia bëri detyrën, por kishin shkuar pa organizim, duke i quajtur si trup pa kokë.
“Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në këtë kuadër futen dhe përpjekjet e mia për të komentuar në këtë faqe, ku preferoj të jem aktiv sepse komunikimi i drejtpërdrejte me njerëz të zakonshëm është i nevojshëm.
Kur të mos më keni do më kërkoni por deri atëherë do yhyyy. Megjithatë rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë”, tha Rama ndër të tjera.