Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Ky takim do të zhvillohet pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi.
Tre ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.
Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.