Kryeminsitri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vilnius të Lituanës, ku edhe po mbahet samiti i NATO-s.
Kreu i qeverisë e ka shfrytëzuar këtë moment për të zhvilluar edhe një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ky takim i Ramës me Mitsotakis vjen në një kohë kur situata mes Greqisë dhe Shqipërisë është e tensionuar pas arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Mediat greke raportojnë se Mitsotakis nuk është tërhequr nga çështja Beleri dhe se ka kërkuar të zgjidhet menjëherë.
Kujtojmë që Beleri u arrestua pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën për shitblereje të votës.