Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratave të kryeminirit Edi Rama se do të fitojë bashkitë e djathta.
Me tone të ashpra, Voltana i thotë Ramës se vendi nuk mund të bëhet me batuata, ndërkohë që pretendon se qeveria nuk ka dhënë asnjë investim për Shkodrën.
‘Vendi nuk bëhet me batuta. Shkodra nuk mund të bëhet si Vlora me 20 të zhdukur, 13 ndër të cilët janë zhdukur në vitin 2018. Shkodra ka qenë gjithmonë nën presionin e qeverisë, e cila ka dhënë 0 investime për Shkodrën’, shprehet kryebashkiakja.