Kryeministri Edi Rama u pyet në “Real Story” në News 24 edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit vetëm pak ditë pasi fitoi në votimet e 30 qershorit, megjithëse ishte i vetëm në garë.
Rama thotë se një nga institucionet që duhet të vendosë pret zgjedhje më 13 qershor, duke nënkuptuar këtu Presidentin e Republikës. Sipas Kushtetutës, është Presidenti ai që dekreton datën e zgjedhjeve për njësitë vendore.
“Shkodra? Do të vendosin institucionet. Një nga institucionet që duhet të vendosë për zgjedhjet në Shkodrë pret zgjedhje më 13 tetor”, tha Rama.