Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, pas sakrificës së muajit të Ramazanit.
Me një shënim në facebook, Rama ka zgjedhur të urojë besimtarët me një foto nga xhamia e Et’hem Bej në Tiranë, ku shkruhet: Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju.
Besimtarët nuk do lejohen të kryejnë faljen në sheshe nesër, por në xhami, ndërsa zonat e kuqe do të jenë të mbyllura, sikurse edhe në fundjavat e kaluara.
