Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen si presidente e Komisionit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Teksa e ka uruar për këtë besim që mori në detyrën e saj, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. ”Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
Lexo edhe :
Related Posts
Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.