Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një ditë europiane për Shqipërinë mbajtjen e Samitit Growth Plan në Tiranë.
Kreu i qeverisë zbardhi diskutimet teksa u shpreh se identiteti digjital do të jetë gati dhe do futet në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm.
“S’do ketë më nevojë për ID dhe pasaporta sepse identifikimi do bëhet përmes celularit. Do të shërbejë për transaksione financiare, blerje përmes telefonit”, tha Rama.
Edi Rama: Ishte një tjetër ditë europiane me plot kuptimin e fjalës për Shqipërinë dhe Tiranën, ku u mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes për BP, një tryezë që është ndërtuar për të bërë një bilanc të periudhës mes samiteve.
Sot mund të them që kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa konkret të mëtejshëm që afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i ri i rritjes është një urë e shpejtë dhe sigurtë drejt tregut të përbashkët europian.
Roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap i rëndësishëm pas atij me pagesat që tani më bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyet dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve.
Ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet tregtia dhe lehtësi i saj përmes një plani të detajuar, transformimi digjital dhe identiteti digjital të cilin e kemi gati dhe do e fusim në jetën reale në fillim të vitit ë ardhshëm duke i paraprirë gjithë sistemi i identifikimit digjital të BE, s’do ketë më nevojë për ID dhe pasaporta sepse identifikimi do bëhet përmes celularit. Do të shërbejë për transaksione financiare, blerje përmes telefonit.
