Ditën e mërkurë pati një përplasje deklaratash mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj për atë çfarë ndodhi në Berlin.
Politikani Nard Ndoka ka postuar një foto me Haradinajn ku shkruan “Rambo, të besojmë ty. Rama po rren veten”.
Haradinaj tha një ditë më parë se Thaçi dhe Rama i bën presion më shumë se Vuçiç për heqjen e taksës ndaj Serbisë. “Në takim kur u fol për taksën isha i vetëm. Të gjithë më bënin presion, edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeinistri Edi Rama. Madje më shumë po merrja nga ata. Dje do ishte më mirë të kishim sëbashku një qëndrim, por nuk ndodhi”, tha ai.
Lexo edhe- Haradinaj: Rama dhe Thaçi më bënë presion para të gjithëve
Por nuk vonoi as përgjigja e kryeministrit Rama, i cili tha se e vërteta e tij është me shumë dëshmitarë.
Lexo edhe- Edi Rama replikon me Haradinajn: E vërteta ime me shumë dëshmitarë