Disa raporte të publikuara në revistën franceze “Marianne” dëshmojnë se Kulla Eifel, ose siç njihet ndryshe “Zonja e Hekurt e Parisit”, është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk.
Në raport pretendohet se kulla ka nevojë për një riparim të plotë, dhe jo thjesht “një rinovim sa për sy e faqe” për Lojërat Olimpike 2024 në Paris.
“Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër,” i tha Marianne një menaxher i kullës.
Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbnin. Kulla pranon rreth 6 milionë vizitorë në një vit të zakonshëm, duke e bërë atë vendin e katërt më të vizituar kulturor në Francë pas Disneyland, Luvrit dhe Pallatit të Versajës.