Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i Avokatit të Popullit, Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

16:13 / September 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blushi Tedi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të rënda për arrestimin e Ilir Metës më 21 tetor 2024. Në një deklaratë për media, ai tha se Avokati i Popullit ka konfirmuar se urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar që prej vitit 2020, çka e bën arrestimin e Metës të pavlefshëm.

”Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un, të vetshpallur si patericë e regjimit dhe një vegël qorre në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin, pluralizimin politik dhe demokracinë.

Raporti i Avokatit të Popullit është konfirmim zyrtar i denoncimeve shumë të drejta dhe të vërteta të vet Z. Meta dhe Partisë së Lirisë për bashkëfajësinë dhe shërbimin kriminal elektoral që SPAK, qëllimisht dhe me vetëdije, kreu 10 muaj më parë vetëm për llogari të interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës, për t’i pamundësuar ushtrimin e të drejtave politike Z. Meta nëpërmjet izolimit ekstrem, njërit nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës, në funksion të grabitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Së pari, skandali që udhëheq rrëmbimin e paligjshëm të Z. Meta, i konstatuar zyrtarisht edhe nga Avokati i Popullit, është urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi, i mbështetur në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë. Sipas Avokatit të Popullit, prokurorët mercenarë e kanë bazuar ligjshmërinë e urdhrit të tyre për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e pretenduar policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër, ligjërisht konsiderohet i pavlefshëm. Skandali i radhës, që nxjerr zbuluar SPAK-un si organizatë kriminale në shërbim të Edi Ramës, është fakti se Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale”,-tha Blushi.

arrestimi Ilir Meta Rama] spak Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.