Rritja e populizmit, polarizimi i lajmeve dhe frika e dezinformimit kanë çuan në uljen e besimit në të gjithë botën për informacionin, edhe pse spektri i fake news nxit një rritje të personave që përzgjedhin burime tradicionale e të besueshme të vendeve të tyre
Kështu thotë raporti i Digital News Report 2019 i Reuters, për më tepër që ka një prirje mjaft të ulët për të paguar për të lexuar lajmet.
Në nivel global besimi ndaj lajmeve ka rënë, nga 44 në 42%. Në vende si Franca ka një rënie më drastike, dhe kjo për shkak të pasqyrimit të ngjarjes me jelekët e verdhë. Ata që kanë më shumë besim janë njerëzit e arsimuar, ndërsa ata që besojnë më pak janë populistët, pasi kryesisht janë të informuar nga televizioni apo Facebook.
Mesatarisht, 55% e pjesëmarrësve thonë se janë të shqetësuar për kapacitetet e tyre për të dalluar një lajm të vërtetë dhe një të rremë, ndërkohë që ka pak besim tek fuqia e kontrollit të medias.