Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i The Economist për qeverinë dhe opozitën: Kujdes në 24 muajt e ardhshëm!

15:05 / January 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

The Economist Intelligence Unit”, “Njësia e Inteligjencës” e revistës prestigjoze britanike The Economist, në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet ekonomike, sociale dhe ato politike.

Raporti siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, sjell këtë analizë politike për zhvillimet në kampin opozitar të PD-s.

“Zoti Berisha i gëzohet mbështetjes të palëkundur të mbështësve besnik të PD-s. Pavarësisht kësaj, jashtë PD-s, apelet që ai bën, janë të limituara. Fitorja e tij ka shënuar një ndarje akoma më të thellë brenda PD. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e shikojnë Sali Berishën si një forcë shkatërrimtare në politikën shqiptare dhe në një kontekst më të gjerë rajonal. Në Korrik të vitit të shkuar Qeveria Brikanike e ndaloi zotin Berisha të hyjë në Britaninë e Madhe, një pasqyrim kjo e vendimit marrë nga SHBA në 2021. Ky vendim i Britanisë së Madhe e rrethon me hije kredibilitetin e PD, në paraqitjen e kësaj force politike tek votuesit si një forcë politike opozitare”.

Ky raport bën këtë vlerësim për situatën që po kalon Shqipëria pas rritjes së çmimeve, pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Gjatë 2022 u shënuan një valë protestash, si pasojë e rritjes së shpejtë të çmimit të karburantit dhe të ushqimeve. Qeveria prezantoi një paketë me masa sociale, megjithatë këto çmime të rritura mund të sjellin një valë me shqetësime. Duke marrë në konsideratë varfërinë dhe besimin e pakët tek politikanët, Shqipëria është shumë e pambrojtur nga de-stabiliteti politik dhe social. Ky rrezik duhet parë për 12-24 muajt e ardhshëm”.

Raporti sjell, këtë parashikim për sa i përket mandatit të tretë qeverisës të socialistëve.

“The Economist Intelligence Unit pret që qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama të kryej një mandat të plotë deri në 2025.”

Për rrugëtimin evropian të Shqipërisë drejt BE-s, The Economist Intelligence Unit thotë:

“Nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian është një sukses i konsiderueshëm për Partinë Socialiste në pushtet. Megjithatë niveli korrupsionit dhe krimit të organizuar bën që Shqipëria ta ketë të pamundur gjatë kësaj dekade, të marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian.”

Ky raport analizon edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqipëria do të vijojë forcimin e lidhjeve me Kosovën. Pamvarsisht kësaj, politikanët shqiptarë kanë reaguar jo me entuziazëm në atë që ka thënë kryeministri Kosovës Albin Kurti, se nëse do të mbahet një referendum për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, ai do të votonte në favor. Edi Rama është kundra kësaj ideje sepse një referendum i tillë do të krijonte de-stabilitet të brendshëm dhe konflikt me vendet fqinje dhe do të ndalonte integrimin evropian të Shqipërisë.”

the economist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.