Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti / Ku renditet Shqipëria në listën e rrezikut nga tërmetet

10:07 / September 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20190921 233806
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik.

Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe.

Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtarë amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua.

Raporti vlerësoi  përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit.

Rreziku i Shqipërisë nga tërmetet

Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19, gjë që na bën të mendojmë se numri i tërmeteve shkatërrues të përmendur më sipër është i nënvlerësuar dhe se tërmete të tjerë shkatërrues janë fshehur në errësirën e historisë, shkruan raporti.

Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të.

Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.

Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore.

Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Vendet më të rrezikuara në botë

Vanuatu – 36.43%

Tonga – 28.23%

Filipines- 27.52%

Guatemala – 20.88%

Bangladesh – 19.81%

Solomon Islands – 18.11%

Kosta Rika – 16.94%

Kamboxhia – 16.9%

El Salvador – 16.85%

Timor-Leste – 16.37%

Brunei Darussalam – 15.58%

Mauritius – 15.18%

Nikaragua – 14.89%

Japonia – 14.1%

Fixhi – 13.56%

Guinea-Bissau – 13.09%

Vietnam – 12.81%

Kili – 12.28%

Xhamajka – 12.15%

Vendet më pak të rrezikuara

Katar – 0.1%

Malta – 0.61%

Barbados – 1.16%

Arabia Saudite – 1.32%

Grenada – 1.44%

Islanda – 1.55%

Kiribati – 1.78%

Bahrain – 1.81%

Emiratet e Bashkuara Arabe – 2.1%

Suedia – 2.26%

Finlanda – 2.28%

Egjipti – 2.34%

Norvegji – 3.35%

Izrael – 2.49%

Singapor – 2.49%

Estonia – 2.52%

Seychelles – 2.58%

Zvicër – 2.61%

Luksemburg – 2.68%

Oman – 2.74%

greqia mali i zi maqedonia Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.