Një raport i publikuar së fundmi evidenton se në Zelandën e Re ka më shumë dele sesa njerëz, por përqindja është në nivelin më të ulët që nga vitet 1850, më pak se pesë dele për person.
Sipas një raporti mbi prodhimin bujqësor vendas të publikuar çdo pesë vjet nga Stats NZ, vendi kishte 25.3 milionë dele në qershor 2022, një rënie prej 400,000 krerë krahasuar me regjistrimin e fundit.
“Në vitin 1982, në Zelandën e Re kishte 22 dele për kokë banori. Australia tani ka tre herë më shumë dele se Zelanda e Re, megjithëse proporcioni është vetëm rreth tre dele për frymë”, nënvizohet në raport.