Pas rënies një kategori më poshtë të Verder Bremenit, Milot Rashica po shqyrton mundësitë e reja për karrierën e tij.
Sipas mediave gjermane sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka nisur kontaktet me klubin e Frankfurtit që kërkon shërbimet e tij.
Frankfurt dëshiron me çdo kusht një sulmues krahu për arsye se Filip Kostiç do të largohet me shumë mundësi në merkaton verore, ku e kërkon me ngulm Interi. Kartoni i Rashicës nga Verderi vlerësohet 12 milionë euro, një shumë e konsiderueshme nga klubi i Bundesligës.