Rastësia e bukur në Festival dhe fitoret. Fati deshi që Albina Kelmendi dhe familja e saj të konkurronte në “Festivalin e Këngës” në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”.
Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.
Mbrëmë ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë nga juria profesioniste. Ajo mori pjesë me këngën “Evita”, dedikuar të bijës. Albina u rendit e dyta nga juria profesioniste, ndjekur nga 2 Farm me këngën “Atomike”.