Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtonte çështjen e Holta Zaçajt, është shtyrë për në fillim të javës së ardhshme.
Shtyrja ka ardhur për shkak të nevojës që gjyqtarët të kenë në dispozicion një dokumentacion të plotë lidhur me problematikën që është paraqitur në këtë çështje.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë të gjithë materialet dhe rrethanat që lidhen me rastin e Zaçajt për të marrë një vendim përfundimtar.