Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për deklaratat e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Unazës së re.
Rama tha se nuk e surprizon me Meta, pasi sipas tij Presidenti është një parti e tretë në opozitë.
Nga kazani i Zërit të Amerikës, ju sulmoi shumë ashpër Ilir Meta?
Nuk ka asnjë surprizë nga Meta, nuk e mbajti dot peshën e të qenit mbi palët. Tani është thjeshtë një parti e tretë në opozitë.
Jeni penduar që e keni zgjedhur si President?
Faleminderit që ma bërë ketë pyetje, por e trajton sikur unë isha një njeri që zgjodha këmishën. Ne nuk mund të zgjidhnim dot një president më të mirë se ai në atë opozitë. Nuk e kam menduar që do ishte kaq i lehtë në raport me peshën e rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Rolin e të qenit babai i kombit. Roli të qenit shembulli mbi palët. Meta na bëri që të mendojmë se i kemi rëndë në qafë Bujar Nishanit, kur thoshim që nuk ka më keq se Nishani. Sot nuk kemi president kemi një partiak në zyrën e Presidenti. Është për të ardhur keq, se ka një eksperiencë dhe ka aftësitë për tu sjellë ndryshe.