Nuk kanë munguar reagimet e personazheve të njohur shqiptarë, në lidhje me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe ndërroi jetë sot (8 shtator), në moshën 96 vjeçare.
Vipa-t shqiptarë kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar batuat dhe humori i zi, apo ironizimet. Disa prej tyre, kanë përfshirë edhe Princeshën e ndjerë të Uellsit, Dianën, në reagimet e tyre.
Disa nga reagimet:
Donald Veshaj
Aktori ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku shkruan: “Do t’i shkojmë Mbretëreshës nesër? Dhe sa lekë do t’i hedhim?”
Olti Curri
Teksa shpreh ngushëllimet e tij, gazetari dhe blogeri Olti Curri, nuk ka lënë pa përmendur edhe Princeshën Diana në reagimin e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.
“Ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar por edhe të gjithë botës për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth, një figurë e madhe. Dhe sikur ta dija një ditë do takoheshin”- shprehet ai në një postim në Instastory.
Kelvi Kadilli
Moderatori ka bërë disa fillimisht disa postim për Princeshë Dianën, të cilën e cilëson si “Mbretëreshën e vërtetë” dhe vdekjen e saj. Më tej ai ka reaguar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, ku shkruan se do të jetë “përsëri bashkë” me Princeshë Dianën.
Ronaldo Sharka
Moderatori nuk i ka kursyer notat e humorit në reagimin e tij, duke përmendur qytetin e Kukësit.
“Solidarizohem me Kuksin”– shkruan ai në Instastory.
Personazhe të tjerë të njohur kanë bërë reagime normale, duke publikuar në rrjetet sociale foto të lajmit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Ja disa nga reagimet
Bora Zemani
Fjoralba Ponari
Armina Mevlani
Sarah Berisha
Noizy