Balerini Ilir Shaqiri, popullariteti i të cilit u rrit akoma më shumë me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip”, gjithmonë gjen rast për të përmendur marrëdhenien e e ngushtë që ka me të bijën, Emily.
Së fundmi, bukuroshja zhvilloi një intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku Emily gjeti momentin që të realizonte një shaka me të atin.
“A je single”, e pyet një ndjekës, ndërsa Emily është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë e kthen kamerën nga Iliri, i cili reagon menjëherë pas përgjigjes dhe e pyet me kë.
Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre. Balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.