Në postimin e tij të parë pas lirimit nga burgu të hënën pasdite, Nicolas Sarkozy falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani e ktheu vëmendjen te përgatitja për apelin.
“E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson”, shkroi ai në mënyrë karakteristike.
“Në momentin kur të rifitoj lirinë time dhe familjes sime, dua t’u them të gjithë atyre që më shkruan, më mbështetën dhe më mbrojtën sa mirënjohës jam ndaj tyre. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë”, tha ish-presidenti francez.
“Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelin. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë”, shtoi ai.
