Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reagon ashpër Petrit Vasili dhe i dërgon letër zyrtare qeverisë: Po rrëmben një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare

20:27 / August 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka njoftuar se i është drejtuar me një letër qeverisë, për Portin e Durrësit, projektin e të cilit kjo forcë politike e quan aferë.

Vasili ka publikuar dokumentin, ndërsa thekson se qeveria po përpiqet që të rrëmbejë një nga asetet strategjike. Vasili kërkon informacion nga qeveria, ndërsa thekson i vendosur se asnjë centimetër i Portit nuk do të lejohet të grabitet nga mafia qeveritare.

Në letër, Vasili shtron disa pyetje për qeverinë, ku ndër të tjera kërkon informacion nëse është  dhënë statusi i investitorit strategjik dhe nëse po, kujt kompanie i është dhenë.

Po ashtu, Vasili kërkon nga qeveria që t’i vërë në dispozicion komunikimin zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.

POSTIMI I PETRIT VASILIT

Letër zyrtare Qeverisë për aferën e Portit të Durrësit!

Qeveria në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë trasparencë po përpiqet të rrëmbejë, një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare si Porti i Durrësit.

Si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i jam drejtuar Qeverisë me kërkesë zyrtare për informacion.

Asnjë cm i Portit nuk do të lejohet kurrë të grabitet nga mafia qeveritare.

Ja pyetjet drejtuar Qeverisë në kërkesën time zyrtare:

-A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

-Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

-Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?

-Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

-A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

-Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

-Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

-Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

-Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

-Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të  buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?

-Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit  Evropian për këtë projekt?

-Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë  komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë  projekt.

1 1
vasili

leter Petrit Vasili qeverise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.