Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reagon Ngjela: “Demokracia në Shqipëri është e çalë”

21:13 / December 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
001 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë televizive se se si rregull opinioni i Venecias duhet të vlejë për Gjykatën Kushtetuese, megjithëse mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë ky institucion.

Ngjela thotë se sipas eksperiencës së tij, pyetjet e dërguara tek Komisioni i Venecias kanë qenë evazive.

“Si rregull nuk mund të ketë një deputet, një kryeministër në një vend demokratik që nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se ajo nuk ka forcë ekzekutimi. Fakti që nuk e respekton do të thotë që është jashtë karakterit demokratik si kryeministër, ministër, deputet.

Si rregull duhet të vlejë opinioni i Venecias. Po se çfarë do bëjë GJK duhet ta presim. Ato shtete demokratike me parlament demokratik nuk ka nevojë që të shkojë vendimi i Strasburgut ose gjykatave të tjera ndërkombëtare deri në Gjykatën Kushtetuese, sepse e respektojnë menjëherë. Se ka vetëdije shtetërore. Pse kalojnë kështu këtu, këta nuk kanë vetëdije shtetërore, kanë vetëdije personale, ‘jam unë’ e dinë veten mbret absolut. Po shqiptarët do i votojnë? Nuk e di! Do jetë opozita t’i tregojë opinionit publik si veprojnë këta me forcën e shtetit.

Si rregull, sipas eksperiencës sime deri tani pyetjet kanë qenë evazive dhe herë-herë me dy kuptime. Kanë ardhur si pasojë e paaftësisë apo si pasojë e një dredhie politike pritet për t’u parë.

Jo nuk merr veprim antikushtetues, por tregon që ne jemi organ sovran. Do me thënë që një analist i paanshëm thotë që Shqipëria po tregon drejt diktaturës. Gjykata Kushtetuese ka dalë si institucion jo vetëm për të mbrojtur Kushtetutën, por demokracinë, kur është formuar në Perëndim.

Mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese i cili është i arsyetuar duhet të rrëzohet me një arsyetim. Rrëzimi i Gjykatës Kushtetuese që është i arsyetuar juridikisht duhet ta çosh në një gjykatë ndërkombëtare.

Ti vetë nuk e ke aftësinë për të thonë jo, por ke detyrimin detyrimin për të thënë po. Detyrimi për të thonë ‘po’ nuk është ligjor, por sipas vullnetin tënd. Nëse ti nuk ke vullnet demokratik, nuk e pranon.

Kjo tregon që demokracia në Shqipëri është e çalë”, tha ai.

Demokracia Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.