Presidenti I Republikës së Shqiperisë, z.Ilir Meta, ka reaguar pas vendimeve te Qeverise, ne lidhje me vendimet e Qeverise, për studentet, vendim ky I njoftuar dje publikisht nga kryeministri Rama, si zgjidhje e kerkesave te studenteve.
Presidenti ka dhene deklaraten e tij, teksa ka qene sot i pranishem ne qytetin e Korçë, në simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë dhe Shoqata Maqedone “Sonce”, kushtuar veprës dhe krijimtarisë së personalitetit të njohur dhe të veçantë të letrave shqipe, shkrimtarit dhe intelektualit të shquar, Sterjo Spasse.
Kreu I shtetit tha se “Është harxhuar kohë e dobishme”- i cili ka insistuar per nje dialog mes palëve. “Problemi zgjidhet përmes një dialogu të sinqertë, e jo provokues”- ka shtuar ai, duke thënë gjithashtu se “per problemet e arsimit te larte duhet te gjendet nje zgjidhje afatgjate’.
Anduena Sefgjini