Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ka reaguar pas marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i ri Rakip Suli.
Në një postim në facebook, Suli shkruan se sot socialistët e morën me dhunë Bashkinë e Kamzës dhe se ky nuk është një tregues pozitiv.
“Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez.
Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes”, – shkruan Mziu.