Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

 Reali duket i pandalshëm, ekipi i Ancelottit është mposhtur në vetëm 1 nga 27 ndeshjet e luajtura

13:03 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ancheloti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reali i Madridit po zhvillon një sezon vërtet të mrekullueshëm deri më tani. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti – italiani ka rinovuar deri në vitin 2026 – është në krye të La Liga-s me 48 pikë – po aq sa Girona – me pesëmbëdhjetë fitore dhe tre barazime në nëntëmbëdhjetë ndeshje. E vetmja ndeshje që Reali ka humbur në këtë sezon është ajo në La Liga më 24 shtator të vitit të kaluar në derbin e Madridit në “Metropolitano” përballë Atletikos.

Që nga ajo sfidë, “los blancos” nuk njohin humbje në të katër kompeticionet ku garojnë, La Liga, Liga e Kampioneve, Kupa e Mbretit dhe tani Superkupa e Spanjës ku kanë mbërritur në finale pas një ndeshje për historinë kundër Atletikos, 5-3, pas kohës shtesë, në Arabinë Saudite. Reali kishte një llogari të hapur me Atletikon pas humbjes në “Metropolitano” në shtatorin e kaluar dhe ka ditur të marrë revanshin me goleadë.

Që ajo humbje e shtatorit të kaluar kanë kaluar plot 109 ditë që Reali nuk njeh humbje. “Los blancos” janë kthyer në një makineri. Që atëherë, numërohen 20 ndeshje radhazi pa humbje, me një bilanc prej 17 fitoresh dhe tre barazime (Vajekano, Sevilja dhe Betisi). Që nga dështimi i largët i “Metropolitano”-s, të besuarit e Ançelotit kanë fituar 85% të ndeshjeve të tyre në të gjitha kompeticionet.

Një seri e suksesshme i vendos ata si kryesues në La Liga, të kualifikuar në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, të kualifikuar në Kupën e Mbretit në 1/8 e finaleve dhe në prag të fitimit të titullit të parë të sezonit, Superkupës së Spanjës ku kanë siguruar një vend në finale.

ancelotti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.