Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë e traditës së vjetër të Odës Dibrane/ Pulë fshati me qull

12:46 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qull077
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga gatimet më të hershme tradicionale të zonës së Dibrës, është edhe pulë fshati me qull. Pula e fshatit me qull ka shije fantastike, nisur edhe nga mjeshtëria me të cilën përgatitet nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare.

Çdo turist i huaj që e provon, mahnitet nga shija e tij teksa përpiqet të marrë pas vetes recetën e përgatitjes.
Qulli me Pulë është një ndër gatimet speciale, i cili kënaq shijen dhe oreksin në secilën peiudhë të ditës teksa mbledh gjithë familjen rreth tryezës.

Përbërësit për të përgatitur pulën me qull:

-1 pulë 1 kg (Për një shije më të mirë përzgjidhni pulë fshati)
-100 ml vaj ulliri ose 200 gr gjalpë i freskët
-15 lugë gjelle miell misri,
-Kripë
-1.5 l lëng pule
-Piper të kuq dhe të zi sipas dëshirës

Përgatitja
Në një tigan, hedhim pak gjalpë ose dy lugë vaj ulliri, teksa shtojmë copat e mishit të pulës dhe i kalojmë për një skuqje shumë të lehtë për pak minuta. Pasi kthejmë pulën nga të dyja anët, hedhim ujin dhe kripën. Sipas dëshirës shtojmë edhe pak piper të zi dhe të kuq. E vendosim në zjarr për rreth një orë.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin ose vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit dhe e kaurdisim me një lugë druri derisa mielli të skuqet njëtrajtësisht. Kur mielli të marrë ngjyrë kafe të hapur, hedhim lëngun e përvëluar të pulës. E përziejmë shpesh në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Masën e shtrijmë në një tavë, të cilën fillimisht e kemi lyer me gjalp. Gradojmë furrën 250 gradë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta. Qullin e spërkasim me gjalpë, ndërsa mbi të vendosim mishin e pulës.

dibrane ora recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:42 / February 5, 2026

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Njoftohet mbledhja e qeverisë ditën e nesërme, zbulohet ora

21:29 / November 20, 2025

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

14:00 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.