Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë e vjetër/ Pulë me çervish me miell misri

15:35 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
recete cervish
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një recetë e vjetër shqiptare e cila në qytete të ndryshme përgatitet në mënyra të ndryshme. Disa e përgatisin me miell gruri e disa të tjerë me miell misri, disa e pjekin e disa e përgatisin më të lëngshëm çervishin. Por ajo që nuk ndryshon asnjëherë është shija perfekte e kësaj pjate tradicionale.

Perfekte për të shoqëruar orizin e thjeshtë, sallatat me perime të freskëta apo ato të pjekura.

Pulë me çervish me miell misri

Përbërësit

1 pulë, 5 lugë gjelle me gjalpë, një filxhan çaji me miell misri, 3-4 thelpinj hudhër, kripë, piper i zi, piper i kuq, ujë, majdanoz i freskët.

Përgatitja

  1. Pastroni mishin e pulës, priteni atë në copa.
  2. Në zjarr vendosni një tigan dhe aty hidhni 2-3 lugë gjalpë që të shkrijë.
  3. Kur gjalpi të jetë ngrohur vendosni thelat e pulës për t’u skuqur.
  4. Sigurohuni që t’i ktheni nga të dyja anët në mënyrë që skuqja të jetë e njëjtë.
  5. Hidhini kripë dhe piper në mënyrë që pula të marrë shijen e duhur.
  6. Pasi ta keni skuqur largojini nga tigani dhe futini në një tenxhere dhe mbulojini me ujë.
  7. Tenxheren vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa mishi i pulës të jetë zbutur. Ndërkohë tek tigani shtoni edhe gjalpin e mbetur dhe filloni të skuqni miellin e misrit. Kini kujdes që të mos digjet pasi do të hidhërojë shijen e çervishit.
  8. Duke përdorur një garuzhde merrni pak nga lëngu i mishit të pulës dhe ta hidhni tek tigani.
  9. Kini kujdes që të përzieni mirë salcën e formuar që të mos digjeni.
  10. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në tigan.
  11. Shtoni lëngun e mishit dalë ngadalë dhe më pas edhe thelat e mishit dhe lërini pak të avullojë lëngu.
  12. Ndizni furrën në 200 gradë dhe kalojeni të gjithë masën e përgatitur në një tavë qelqi ose balte.
  13. Futeni për ta pjekur derisa pula të ketë marrë një ngjyrë të artë të thellë dhe çervishi të jetë mpiksur. Nëse nuk e dëshironi shumë të trashë, mund edhe të mos e fusni në furrë për ta pjekur por ta zieni plotësisht në tenxhere.
  14. Pasi të jetë pjekur, nxirreni tavën nga furra dhe spërkateni me majdanoz të freskët të grirë për më shumë shije./AgroWeb.org

misri pule
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qumështi i kontaminuar në treg, eksperti zbulon shkakun: Misri nga Serbia me aflatoksinë

11:06 / February 2, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.