Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Kek me mollë dhe rrush të thatë

11:07 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
index 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqëroni kafen e mëngjesit apo çajin e pasdites me kekun e mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Shërbehet më mirë i ngrohtë, i spërkatur me sheqer pluhur ose mund ta shijoni të ftohtë, të veshur me krem ose akullore me vanilje.

Kek me mollë dhe rrush të thatë, nga Renato Mekolli.

Përbërësit

200 gr miell me fryrës për kek, 100 gr sheqer, 200 ml qumësht, 50 gr rrush të thatë, 50 gr lajthi, 2 vezë, 1 mollë e verdhë, 2 lugë kanellë, 1/2 bustinë pluhur pjekës, 1 bishtajë vanilje, 1 lëkurë portokalli, sheqer pluhur.

Udhëzimet

  1. Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.
  2. Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
  3. Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
  4. E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25×25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.
  5. E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.

i thate molle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës

21:40 / November 4, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.