Omeleta, një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.
Omeleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon fare pak kohë.
Përbërësit
4 vezë, vaj ulliri, një lugë çaji me miell, pak qumësht, 1 kokërr domate, një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë), 1 kungull i njomë, 100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë, një spec i vogël, kripë dhe piper
Përgatitja
-Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.
-Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët kavërdisni pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë.
-Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.
-Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.
-Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.
-Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.
-Në fund vendoseni në një pjatë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi./agroweb