Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë/ Oriz i pjekur me qumësht dhe vezë

13:56 / September 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oriz i pjekur me qumesht dhe veze receta qe premton shije 5d8dd207082c8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjafton të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe do të mrekulloni me aromë të mirë të dashurit tuaj.

Recetat e gatimit asnjëherë nuk mbarojnë. Gjithmonë ka diçka të re që ia vlen të provohet dhe i tillë është rasti i orizit të pjekur me qumësht dhe vezë.

Mund të duket e çuditshme, por AgroWeb.org ju premton shije perfekte. Një recetë e lehtë dhe që përgatitet pa mundim të tepërt.

Mjafton të ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe do të mrekulloni me aromë të mirë të dashurit tuaj.

Përbërësit

700ml qumësht

300gr gjizë pa kripë (nëse dëshironi mund ta zëvendësoni edhe me djathë)

200g oriz për supë

3 të verdha vezësh

Gjalpë

Bukë e thekur e thërrmuar

Kripë

Përgatitja

Për të filluar me recetën, fillimisht duhet që të vini për të zierë qumështin duke i hedhur pak kripë.

Kur qumështi të ketë filluar të vlojë është momenti për të shtuar orizin. AgroWeb.org ju sugjeron që ta përzieni dhe ta lini të ziejë për 10 minuta.shtë e rëndësishme që ta përzieni herë pas here, kështu kokrrat e orizit nuk do të ngjiten në fundin e tenxheres.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi ta keni provuar për kripë, lëreni të ftohet. Ndërkohë, lyeni një tavë me gjalpë dhe spërkateni me bukë të thekur.

Në një tas të vogël hidhni gjizën dhe përzjejeni me të verdhat e vezëve derisa të krijoni një masë të njëtrajtshme. AgroWeb.org ju këshillon që këtë masë ta shtoni tek orizi dhe ta përzieni mirë.

Kur të keni formuar një brumë të plotë, hidheni tek tava që përgatitët dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Në fund spërkateni përsëri me bukë të thekur të thërrmuar dhe futeni për ta pjekur. Kini kujdes që furrën ta vendosni tek 180 gradë dhe ta lini të piqet për 45 minuta.

Gjatë pjekjes së ngadaltë, orizi do të ketë përthithur të gjithë qumështin dhe do të jetë zbutur aq sa duhet. Nëse nuk jeni të sigurt për pjekjen, mund ta provoni duke e shpuar me një thikë.

Pasi të jetë pjekur mjafton që ta lini të ftohet dhe ta ndani nga anët e tavës. Në fund do t’ju duhet vetëm ta servirni për të afërmit tuaj.

qumesht recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.