Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë/ Pite të shijshme me gjalp të freskët

10:51 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pite me gjalp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga ushqimet e shpejta të cilat përveç shijes së mrekullueshme, janë dhe një zgjidhje për mëngjesin apo darkën në familje janë edhe pitet.

Receta është shumë e lehtë dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë që ta përgatisni.

Ju tregojmë recetën e piteve të tiganit me gjalpë dhe hapat që duhet të ndiqni që t’i përgatisni kurdoherë.

Përbërësit

2 gota uji me miell

1 lugë çaji me kripë

Gjysmë luge çaji me sodë buke

Vaj ulliri

225g me gjalpë të freskët

Përgatitja

Në një tas bashkoni miellin, kripën dhe sodën e bukës.

Hapni një vrimë në mesin e tij dhe aty shtoni ujin e nevojitur në recetë.

Ju sugjerojmë që ta punoni me duar brumin derisa ai të lidhet dhe të sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar.

Largojeni brumin nga tasi dhe punojeni edhe për 4 minuta më pas vendoseni në tasin e lyer me vaj që të pushojë për 30 minuta.

Pasi koha e nevojitur të ketë kaluar ndajeni brumin në 6 kulaçe dhe jepuni formën e rrumbullakët karakteristike.

Lërini kulaçët që të pushojnë për 15 minuta. Më pas filloni t’i hapni me duar duke shtuar një lugë gjelle me gjalpë të zbutur.

Punojeni derisa brumi të ketë përthithur gjalpin dhe shtoni edhe dy lugë të tjera me gjalpë.

Hapeni petën sa madhësia e pëllëmbësh dhe rrotullojeni atë në formën e një cilindri.

Mbështilleni sa të formoni një rreth dhe kështu veproni edhe për kulaçët e tjerë.

Futini në frigorifer për 15 minuta në mënyrë që brumi të mos lëshohet.

Kur koha të ketë kaluar  hapni kulaçët një e nga një në formën e piteve.

Ndërkohë në zjarr keni vënë një tigan me një lugë gjelle me gjalpë të ngrohet.

Vendosni piten për ta skuqur derisa sipërfaqja e saj të ketë marrë ngjyrë të artë.

Mos harroni ta ktheni dhe nga ana tjetër, ky proces mund të dojë katër minuta.

Vazhdoni kështu derisa t’i keni përgatitur që të gjitha pitet.

Mund t’i konsumoni me djathë apo reçel e mjaltë. Nëse dëshironi mund edhe t’i përgatisni të mbushura me mish pule apo perime të  pjekura.

fresket gjalp recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.