Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Recetë/ Provoni shijen e kekut me bajame

12:14 / September 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kekekr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Linda Fishta/ Receta mundësuar nga Tescoma

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM:

2 lugë niseshte patatesh
1 lugë miell misri, të bluar imët
1 lugë miell orizi + aq sa na duhet për ta spërkatur tavën
200 g bajame të qëruara pa lëkurë
200 g sheqer + 4 lugë të tjera
110 g gjalpë i tretur dhe i vakët
4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)
10 g sodë për ëmbëlsira

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C.


1. Në një tas përziejmë me rrahëse vezësh me dorë 4 të verdhat e vezëve me 4 lugët e sheqerit. Shtojmë gjalpin, duke e përzier vazhdimisht me spatul ose me lugë druri, niseshtenë, miellin e orizit, miellin e misrit dhe sodën me sitë.


2. Grijmë në mikser bajamet, shtojmë 200 g sheqer dhe e përziejmë akoma. Më pas, i hedhim tek tasi ku kemi të verdhat e vezëve.


3. Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike. E hedhim pjesë-pjesë me lugë në tasin ku kemi brumin, duke e përzier me kujdes nga lart-poshtë me spatul. Hedhim brumin në tavë dhe e nivelojmë me kujdes, pa e ngjeshur dhe e pjekim për rreth 35/40 minuta. E lëmë të ftohet dhe sipër mund ta zbukurojmë me sheqer pluhur.

Përdorimi i kekut ditën e nesërme është akoma më i mirë.

bajame provoni recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.