Përbërësit:
- 500 g mish viçi të grirë
- 1 kokë të madhe brokoli rreth 300 g
- 3-4 thelpinj hudhra
- 2 feta bukë të thekur
- 2 qepë të njoma
- kripë dhe piper të zi
- 2 vezë
- 1 lugë vaj ulliri
- 1 lugë të vogël me piper të kuq
- 2 lugë me djathë kaçkavall të grirë
- një tufë me mendër
Përgatitja:
Bluani në blender brokolin me qepën e njomë, bukën e thekur, hudhrat dhe mendrën. Këtë masë bashkojeni me mishin e grirë, vezët, djathin, kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe vajin e ullirit. Përziejeni mirë me duar dhe formoni qofte petashuqe me brumin. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni akoma pak vaj sipër. Piqini në 200°C për rreth 20 minuta. Nëse nuk jeni të sigurta që janë gati provoni njërën prej tyre.
Shërbejini si antipastë ose duke i shoqëruar me patate furre bëhen një pjatë e dytë shumë e mirë për ditët kur jeni pushim.
