Redi Jupi i pranishëm në emisionin “Sintezë” në News24, ku është diskutuar mbi financat në futbollin shqiptar tha se futbolli jonë ka pasur dy momente të rëndësishme përsa i takon rezultateve: një është kualifikimi në Euro2016 dhe kualifikimi në Euro2024.
Jupi tha se ky është një opurtinitet për të zhvilluar futbollin, ndaj edhe duhet shfrytëzuar.
“Në të gjithë vendin luajnë futboll 15-16 mijë fëmijë, që përbëjnë 0.4%, ndërkohë që referuar sportdashësve shqiptarë duhet të ishim 7-8%.
Në 2016 kishim një kombëtare që ushqehej nga futbollistë nga Kosova, ndërsa në 2024 kemi një kombëtare që asnjë prej futbollistëve nuk luan në kampionatin shqiptar, madje një pjesë e tyre ose kanë lindur jashtë vendit, ose nuk kanë luajtur fare në futbollin shqiptar. Këtu kemi Uzunin, Muçin dhe Cikalleshin, pra 3 në 26 emrat e kombëtares.
“Ne duhet të bashkojmë forcat, të rrisim kontributet, që të kemi kontribute”, tha Jupi.
Sipas tij, ende nuk ka nisur puna brenda vendit për të identifikuar dhe më pas për të shpresuar në rritjen e cilësisë në vend.