Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë/ Opozita maqedonase dorëzon nismën

23:33 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bullgari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita maqedonase duket nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për organizimin e një referendumi mbi këtë temë. VMRO-DPMNE e kundërshton marrëveshjen, duke thënë se autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë lëshime të mëdha vendit fqinj në dëm të interesave kombëtare dhe historike maqedonase.

Mickovski u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në mbështetje të nismës. Nëse kërkesa miratohet, pyetja në referendum do të ishte: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqnjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 18. 01. 2018?” Mickovski i bëri thirrje të gjitha partive, qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe politike, shoqërisë civile dhe të gjithë individëve “që të bashkohen në një shoqëri gjithë-maqedonase dhe të vihen kundër problemit kryesor të integrimit tonë europian, Marrëveshjes me Bullgarinë”.

Ai mohoi se me kërkesën për referendum po hiqte dorë nga thirrjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickovski synon të mbledhë fillimisht 100 firma  “të kualifikuara”, nga të cilat e para do të jetë ajo e tij. Më pas lista do të dërgohej në Parlament për të marrë dritën jeshile të ligjvënësve atje. Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se është kundër kësaj iniciative, duke argumentuar se referendumi do ta frenonte integrimin evropian të vendit.

Bullgari Opozita referendum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.