Asnjë lloj referendumi që do të mbahet në Ukrainë nga prorusët, nuk do të njihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Uashingtoni bën të ditur qëndrimin se “çdo referendum fars në Ukrainë do të jetë i paligjshëm dhe shkel sovranitetin e këtij vendi”.
Po ashtu Blinken shton se nëse Rusia do të vijojë me planet për referendumet farsë SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohin kurrë pretekstin e Moskës në asnjë aneksimet e mundshme të pjesëve të territorit ukrainas.