Më shumë se 8 milion kubanë janë ftuar të dielën në një referendum për një Kushtetutë të re me disa modifikime.
Kushtetuta e re duhet të zëvendësojë atë të vitit 1976, duke sjellë ndryshime të rëndësishme, siç është njohja e tregut, e pronës private dhe e investimeve të huaja të nevojshme në ekonominë kubane, me reputacion të keq dhe shqetësues për mungesat e mëdha.
Por kur është fjala për Partinë Komuniste kubane, aty theksohet preambula ideologjike se “qenia njerëzore do të arrijë dinjitetin e plotë vetëm në bazë të socializmit e të komunizmit.”
Ky formulim nuk është i padëmshëm duke marrë parasysh tensionet aktuale politike në Amerikën Latine të shkaktuara nga kriza në Venezuelë.
Ditë më parë, presidenti Donald Trump tha se “ditët e komunizmit në Venezuelë janë të numëruara, por edhe në Nikaragua dhe Kubë”, vende këto që Uashingtoni i konsideron si “trio tiranike”.