Bashkëkryetarja për Reformën Zgjedhore, Dhurata Çupi ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline”, për propozimin e Partisë Demokratike.
Ajo tha se draft i depozituar nga PD në Kuvendin e Shqipërisë si qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe afrimin e shërbimeve ndaj tyre, ndërsa shtoi se janë disa arsye se përse reforma territoriale aktuale nuk është eficente duke parashtruar disa nga problematikat që ajo paraqet.
Çupi tha se bashkitë aktuale janë tërësish të varura në disa aspekte nga pushteti qëndro, pavarësisht se synimi i reformës ishte e kundërta.
Pjesë nga intervista në studio
Reforma duhet për qytetarët se për pushtetarët u miratua në 2014. Me preferencat e mazhorancës kur u miratua. Reformë e miratuar me kartonat e qeverisë pa kartonat e ekspertizën e opozitës. Mazhoranca nuk ka marrë kurrë parasysh objeksionin e opozitës në 9 vite opozitë. ne kemi gjynahet tona me braktisjen e Kuvendit dhe mandateve por edhe nëse do të merrnim pjesë besoj se e njëjta gjë do të ishte bërë. PD e opozita përfaqëson gjysmën e vullnetit të shqiptarëve.
Mund të thoni arsyet pse duhet ndërhyrë tani para zgjedhjeve lokale?
Janë 8 vite qeverisje vendore me problematika të konstatuara ndër vite. Reforma ë në 2014 synonte bashki të pavarura vetëm nga pushteti qendror. Kemi bashki totalisht të varura buxheti, taksa, pasuritë natyrore, kontrolli i territorit etj. Decentralizim e autonomi nuk ka. Synohej bashkimi i zonave rurale me ato urbane. Kjo nuk është arritur. Një nga shifrat që doli nga mazhoranca. Bulqiza bashkë me zonën rurale ka 400 km rrugë të pashtruara. 90 përqind e territorit është zonë rurale me infrastrukturë të paprekur. Rilindja urbane është e fokusuar vetëm në qendrat e qyteteve. Janë derdhur mln euro në qendra të qyteteve por nuk është përmirësuar jeta e zonave rurale.
Është konsideruar edhe sfidë në atë kohë nga Rama se do shkurtohej personale dhe ata që sipas tij merrnin rrogën sot. Sot përfaqësuesit e tij, nga 19 mijë punonjës që ishin në implementimin e reformës, sot kemi 37 mijë punonjës, mes tyre shumë pak ekspertë dhe shumica janë rekrutuar në zyra për ti shërbyer partisë në pushtet.
Është e vonuar?
Po. Gjatë 2 mandateve kemi arritur të perceptojmë të plotë problematikën e reformës. Sot jemi të gatshëm me një draft në formë projektligji. Kemi qenë të detajuar në problematika dhe gjendja reale sot, me analiza të dhëna…
Edhe qeveria nuk është 100 përqind e kënaqur dhe e pranon se ka probleme. Ju keni propozuar 94 bashki ndërsa qeveria me 64 bashki.
Kemi pasur një qasje për të përshtatur juridiksionin me standardet e rajonit dhe europiane. Në rajon është 6 mijë banorë për njësi standardi. Duke mos marrë në konsideratë Tiranën kemi 46 mijë banorë.
Shkon qytetari tek bashkia apo bashkia tek qytetari?
Deri tani shkon qytetari në bashki. Një qytetari në Lurë i duhen 6 orë të mbërrijë në qendrën në Peshkopi. Leskoviku do 50 km të shkojë e 50 të vijë në Kolonjë. Janë strapacime të një qytetari që paguan takse njëlloj pse të mos aksesohen njëlloj nga shërbimi publik? Kemi shumë qarqe pa transport publik. Duhet tu japim qytetarëve bashkinë pranë tyre.
Po në lidhje me propozimin për ndarjen me rajone, një ëndërr e vjetër kjo edhe e kryeministrit Edi Rama?
Rajoni është propozuar në kuadrin e një tendencë për të zhvilluar vendin me një shkurtim të qarqeve, pora 12 qarqe në 5 ose 6 rajone.
Kemi propozuar që 12 qarqet sot psh të bashkojmë Kukësin e Dibrën, Durrësi dhe Tirana. Në këtë prizëm. Por sot vendi zhvillohet vertikalisht, tendenca e qarqeve është një zhvillim edhe vertikal, zhvillim më të gjerë se një bashki me interesa më të ngushta.
Ndërsa rajonet kanë qasje të tjera, është punë e madhe por duhen hedhur hapat e parë që pas 10 vitesh të shohim një Shqipëri të zhvilluar në të gjithë aspektet.
Mund të jem dakord pas një dekade që mund të rishikohet për të zvogëluar bashkitë, por sot nuk mund të jetë asnjë qytetar dakord kur ne kemi gjithë zonën rurale të pazhvilluar.