Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reformat në drejtësi dhe ekonomi, organizohet forumi i hapur në Akademinë e Shkencave për të rinjtë drejt BE-së

13:02 / December 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5480
Screenshot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentë, profesorë, mendimtarë dhe personalitete nga sistemi i drejtësisë u bënë pjesë e një forumi të hapur në Akademinë e Shkencave për të rinjtë drejt BE-së, me fokus në reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Sa aktiv i shikoni të rinjtë në procesin e integrimit të Shqipërinë në BE?

“Kemi krijuar plaftorfmën e partneritetit për integrimin europian për të bërë të rinjtë bashkë. Duhet të na jepni më shumë ide edhe ju”, u përgjigj ministri i Drejtësisë Bwsfort Lamallari.

Të rinjtë hapën diskutime për reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, sigurimin e të drejtave themelore dhe transparencën.

“Një nga çështjet e këtij forumi është anktikorrupsioni, i cili ka qenë edhe një nga kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave me shtetin tonë”, u shpreh juristja Sindi bego.

“Nis në radhë të parë nga secili nga ne, nga integriteti i secilit nga ne se si e shikon detyrën e vetë si një individ në radhë të parë dhe më pas si një zyrtar publikë”, tha ministrja për Shtetin dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

I diplomuar për Ekonomi Europiane në Vjenë, Aladin Stafa analizoi dy vendet, duke dhënë qëndrimin e tij.

“Për mendimin tim, ajo që duhet të ndryshohet është mentaliteti ynë. Fjalën ‘korrupsion’ atje nuk e njohin. I kam ngacmuar edhe miqtë e mi atje se çfarë mendimi kanë për korrupsionin, ‘a kërkoni të korruptoni’. Unë e vë re në shikimin e tyre që përveçse nuk e njohin si term, nuk duan të më dëgjojnë më. Këtë mentalitet duhet ta kemi edhe ne”, u shpreh Aladin Stafa, i diplomuar për Ekonomi Europiane në Vjenë.

Duke përmendur raportin e publikuar pak ditë më parë nga Instat se gjysma e shqiptarëve, jetojnë jashtë vendit, akademiku Anastas Angjeli theksoi rëndësinë për politikat e duhura për t’i frenuar largimin të të rinjve.

“Përderisa pranuam ekonominë e tregut të lirë, hapjen e kufijve dhe lëvizjen e kapitaleve, njerëzit do të lëvizin, por ne mund të krijojmë mundësi duke shfrytëzuar edhe integrimin në BE që t’i shërbejnë vendit. Edhe të rinjtë duhet të kenë nisma”, tha akademiku Anastat Angjeli.

drejtësi Ekonomi FORUMI Regormat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.