Ambasada Amerikane vetëm pak ditë para përfundimit të afatit për përmbylljen e reformës zgjedhore, u ka bërë të qartë palëve politike që në zgjedhjet e reja do shkohet me lista të hapura.
Mësohet se para një jave, ambasada amerikane ka paraqitur në komisionin e reformës zgjedhore, aplikimin e sistemit danez si cili është një sistem i përzier, proporcional por me lista të hapura.
Duket se ky zhvillim do jetë mjaft interesant për t’u parë në raport me vendimin që do marrin Rama dhe Basha dukeqenëse ambasada këtë propozim ia ka çuar vetëm pak ditë para afatit për përmbylljen e reformës zgjedhore.
Vlen të thuhet se ky propozim ka kapur në befasi liderët e politikës të cilët nuk janë për lista të hapura por mga ana tjetër, duket se ky është ‘kushti’ i amerikaneve, të cilët janë investuar më herët edhe për reformën në drejtësi.